Gareth Bale mund të detyrohet të largohet nga Real Madridi shkaku i Brexit-it, sipas mediumit ESPN.
Si qytetar i Britanisë së Madhe që jeton diku tjetër në Bashkimin Evropian, Bale mund ta humbë të drejtën e tij që të punojë në Spanjë nga 1 Prilli, në rast se nuk arrihet një marrëveshje në Bruksel për mbetjen e britanikëve në BE.
Përfaqësuesit e Uellsit janë të qetë për momentin, por e pranojnë që qëndrimi i tij tek Mbretërit varët ngapak edhe nga Brexit-i.