Sfilata Dimër 2022 e Balenciaga-s arriti sërish t’i linte të gjithë pa fjalë. Marka kaloi përtej shkëlqimit të javës së modës, pasi i kushtoi respekt krizës së vazhdueshme në Ukrainë me një poezi të recituar nga vetë Drejtori Kreativ, Demna Gvasalia dhe u ofroi të pranishmëve një bluzë të personalizuar Balenciaga që ishte e fokusuar në ngjyrat e flamurit të Ukrainës.
Po ashtu, vetë shfaqja ishte një përvojë e fuqishme dhe gjithëpërfshirëse, pasi modelet iu nënshtruan kushteve të ngrirjes brenda një makinerie dëbore e cila ishte e mbrojtur me xham, duke i ndarë të ftuarit nga modelet, ndërsa artikulonte vizualisht se si ndihej Demna të ikte nga vendi i tij, Gjeorgjia, dhe në mënyrë të ngjashme, se si familjet në Ukrainë po ikin aktualisht nga lufta. Dhe përveç të gjithave, kishte shumë momente kur të ftuarit mbetën të çuditur – siç ishte qeska e plehrave në duart e modeleve në pasarelë.
“Nuk mund të humbisja një rast për të bërë qesen e plehrave më të shtrenjtë në botë, sepse kujt nuk i pëlqen një skandal i modës?” tha Demna për WWD.
Në të vërtetë, stilisti ka bërë pikërisht këtë gjë, pasi një qese plehrash është shëndërruar në një çantë luksoze të bërë nga lëkura e viçit.
Çanta vjen në katër ngjyra: e zezë, e bardhë dhe e kuqe, blu dhe e zezë, ose e verdhë dhe e zezë. Çmimi? As më pak e as më shumë se 1,400 € dhe mund të blihet në butikët e Balenciagas dhe online.
Ah, Kim Kardashian nuk i rezistoi dëshirës për ta bërë çantën të sajën.