Balerina humbi flokët nga një gabim që shumë vajza e bëjnë çdo ditë (FOTO)

Prishtinë | 24 Sht 2016 | 13:31 | Nga

Një ish balerinë, aktualisht nënë e dy fëmijëve, paralajmëron për rreziqet që mund të na kanosen nga kapja e flokëve në mënyrë shumë të shtrënguar.

Ajo i është nënshtruar një operacioni për të luftuar rënien e flokëve. Diva Hollands, nga Epsom, e filloi kërcimin në një moshë shumë të hershme dhe beson se kapja e flokëve bisht ishte shkaku kryesor se përse ajo rrezikoi të mbetej pa flokë. Ajo beson se duke e ndarë historinë e saj me të tjerët do të ndihmojë në luftën kundër tabusë që ekziston tek gratë që vuajnë nga rënia e flokëve.

Diva e filloi kërcimin në moshën 3-vjeçare dhe thotë se nëna e saj ia lidhte shpesh flokët bisht, që të mos i binin mbi fytyrë, por ajo ia lidhte shumë fortë. Si pasojë e kësaj, në moshën 10-vjeçare Diva kishte shenja të dukshme të rrallimit të flokut, madje ajo ka rënë shpesh pre e talljeve të bashkëmoshatarëve të saj.

Ajo thotë: “që kur isha shumë e vogël, mami m’i lidhte flokët shumë të shtrënguar. Kur shoh fotot e asaj kohe, e vë re se që atëherë kjo gjë ka filluar të ketë efekte negative në flokët e mi”.

diva-hollands2

2-vjeçarja tregon se me kalimin e kohës gjërat u përkeqësuan.

“Shokët në shkollë më tallnin për flokët e mi, kjo ka filluar që në fillore dhe ka vazhduar edhe më pas, por gjendja u përkeqësua rreth moshës 13 vjeç. Duke qenë se isha e vetëdijshme për problemin që kisha, gjithmonë përpiqesha ta mbuloja atë.

E kam vuajtur shumë këtë pjesë, pasi ka qenë gjithmonë pika ime e dobët. Më kujtohen saktësisht fjalët që një djalë më ka thënë, më tha se e kisha ballin sa një fushë futbolli, dhe kjo ndikoi shumë në jetën time”.

Diva mori mësime baleti pranë Shkollës Mbretërore të Baletit para se të hiqte dorë përfundimisht nga baleti në moshën 18-vjeçare. re.

diva-hollands1

Pasi hoqi dorë nga baleti, ajo iu fut botës së modelimit. Tani ajo ia ka kushtuar të gjithë kohën dy fëmijëve të saj.  Ajo thotë se e ka pasur shumë të vështirë që t’ia shpjegojë problemin bashkëshortit të saj të ardhshëm, David. Gjatë kohës që ata dilnin bashkë, ajo nuk i kapi flokët bisht për 6 muaj, pasi frikësohej për reagimin e tij.

“Pasi linda fëmijët, kisha frikë se rënia e flokëve do të vazhdonte, dhe kjo ishte arsyeja se përse vendosa t’i nënshtrohesha operacionit të mbjelljes së flokëve” thotë Diva. Operacioni zgjati 8 orë dhe ajo duhej të tregohej shumë e kujdesshme ndaj zonës në të cilën ishte kryer ndërhyrja.

Tani, rreth një vit pas ndërhyrjes, rezultatet janë shumë të dukshme dhe ajo është shumë e kënaqur me punën e kryer nga mjekët. Ajo beson se historia e saj do të ndihmojë edhe shumë persona që kanë të njëjtin problem, pasi, sipas saj, rënia e flokëve në sasi masive te gratë është ende një tabu, dhe shumë gra priren që ta fshehin atë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme