Baleti Kombëtar i Kosovës ka shfaqur premierën, “O moj Shqipëri”,raporton EkonomiaOnline.
Kjo shfaqje e baletit i dedikohet 20 – vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe është e ndarë në pjesën gjatë pushtimit të Kosovës dhe ndihmës që ka dhënë NATO-ja për çlirimin e Kosovës.
Kjo shfaqje është organizuar nën patronatin e kryetarit të kuvendit, morën pjesë Kadri Veseli, zvkryeministri Enver Hogjaj, nënkryetari i kuvendit Xhavit Haliti si dhe personalitete të tjera nga vendi dhe me gjerë.
Kjo premierw e shfaqjes “ O moj Shqipëri” kushtuar 20 vjetorit të çlirimit, sot u shfaq enkas për personalitetet e ftuara kurse edhe dje kjo shfaqje u vu në skenë për publikun e gjerë.