Baleti Kombëtar i Kosovës, të enjten do ketë premierën e shfaqjes “Sisters”. Përfaqësues të Baletit në një konferencë për medie kanë thënë se janë bërë përgatitje të mëdha për këtë shfaqje, edhe pse në kushte të vështira për shkak të pandemisë, raporton Ekonomia Online
U.d së drejtorit të Baletit të Kosovës, Kreshnik Musolli, tha se kjo është premier e dytë për këtë vit.
Musolli falënderoi balerinët për punën e bërë.
“Falënderoi edhe balerinët e Kosovës që kanë punua në këto kushte shumë të rënda dhe shpresojmë që nesër do të dalë gjithçka me sukses”, tha ai.
Ndërsa, koreografi Mehmet Ballkani, tha se për këtë shfaqje kanë punuar 5 javë, ndonëse pandemia sipas tij ua ka vështirësuar punën.
“Sa e vështirë është të punosh me maskë. Falënderoi balerinët dhe uroi për përformacën e mrekullueshme. Unë mendoj që së bashku nesër do të ketë një performacë të mrekullueshme për ne”, tha ai.
Koreografi Mehmet Balkan foli edhe sa i përket pagesës që nuk është paguar nga Ministria e Kulturës dhe tha se sot është afati i fundit.
Premiera e shfaqjes do nisë në ora 16:30 në Teatrin Kombëtarë.