Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka konfirmuar mospjesëmarrjen në takim me Kryeministrin Albin Kurti.
Ky hap vjen pas thirrjes së Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës për të gjithë drejtuesit e komunave që ta refuzojnë këtë takim.
Thirrja siç është konfirmuar nga Kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi, vjen pas largimit të AKK-së nga komiteti për menaxhimin e pandemisë.
Kurti ka ftuar për këtë të martë në takim kryetarët e komunave për të diskutuar rreth situatës me COVID-19.