Bali Muharremaj: Më 12 tetor fitojnë qytetarët, ne do iu shërbejmë me përkushtim dhe pa dallime

Prishtinë | 05 Tet 2025 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Suharekës, Bali Muharremaj, ka përsëritur zotimin e tij për një qeverisje të përkushtuar dhe gjithëpërfshirëse, duke theksuar se më 12 tetor fituesit e vërtetë do të jenë qytetarët.

Ai ka shtuar se ekipi i tij nuk ofendon e as nuk urren askënd, duke theksuar frymën pozitive të fushatës.

“Më 12 Tetor fitojnë Qytetarët. ✅ Pastaj ne si gjithmonë ju shërbejmë me përkushtim dhe pa dallime. 🤝 Ne nuk ofendojmë dhe nuk e urrejmë askend. E duam Suharekën me ❤️. Faleminderit miqëve dhe mbështetësve të kandidatit për asamble komunale Sedat Gashi. 👏”, shkroi Muharremaj.

Të ngjashme