Balje: Kosova ka nevojë për ushtri

Prishtinë | 10 Mar 2017 | 11:27 | Nga

Pas deklarimeve pro dhe kundër votimit për formimin e ushtrisë së Kosovës, është deklaruar edhe grupi parlamentar 6+
Deputetja në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, i ka thënë Lajmi.net, se grupi parlamentar 6+ çdoherë e ka përkrahur formimin e ushtrisë së Kosovës.

“Ne si grup parlamentar që nga fillimi gjithmonë e kemi përkrahur formimin e ushtrisë së Kosovës”, ka thënë Balje.

Më pas, Balje deklaroi se 6+ do të votojë pro ushtrisë së Kosovës, e cila tha se kjo nismë është shumë e rëndësishme dhe vendi ka nevojë për ushtri.

“Andaj ne do të votojmë pro pasi ne mendojmë se është shumë e rëndësishme për neve dhe Kosova më të vërtetë ka nevojë për ushtri”, ka thënë deputetja Balje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme