Balje: Mes meje dhe VV-së s’ka besim, nuk e votoj kryetarin/en e Kuvendit

Prishtinë | 06 Gus 2026 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Deputetja tjetër boshnjake Duda Balje, ka deklaruar se sot nuk do të për kryetarin/en e Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Balje tha se nuk ka besim mes partisë së saj dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nuk kam pasur takim. Unë nuk e ndryshoj qëndrimin që nga hera e fundit. Asgjë nuk ka ndryshuar mes partisë sime dhe Vetëvendosjes. Për presidentin ende nuk kemi folur me asnjë parti. Thjesht nuk ka besim. As ata nuk besojnë se si punoj dhe funksionoj unë, e as unë për ta. Jo, nuk e votoj (kryetaren/in e Kuvendit)”, ka thënë ajo.

Të ngjashme