Balje në dilemë se a do ta votojë qeverinë e pakicave në krye me Kurtin

Prishtinë | 31 Jan 2020 | 13:16 | Nga Ekonomia Online

Deputetja nga Unioni Social Demokrat, Duda Balje, ka thënë se ende nuk e ka ndarë mendjen nëse do ta votojë një qeveri të pakicave në krye me Albin Kurtin.

Për ta marrë këtë vendim ajo tha se pret që gjatë ditës ta zhvillojë një takim me kreun e Vetëvendosjes, njofton Klan Kosova.

“Ende nuk e kam një vendim se a do ta votojë ose jo një qeveri të pakicave me kryeministër Kurtin në rast se vije puna për një qeveri të tillë. Pres që gjatë ditës të takohem me Kurtin dhe t’i sqarojë disa gjëra”.

Ndërkaq, nëse opsion është një qeveri që do të udhëhiqet nga koalicioni VV-LDK, Balje tha se për këtë do ta marrë një vendim pa e takuar fare Kurtin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme