Deputetja Duda Balje, aktualisht kryetare e Unionit Social-Demokrat, ka folur rreth formimit të Qeverisë së re.
Balje thotë deri më tani nuk kanë pasur komunikimin me kreu ne VV-së, Albin Kurtin por as me dikë nga opozita për formimin e Qeverisë së re.
‘’Nuk ka pasur komunikimin as me Kurtin e as me opozitën’’, tha ajo.
Balje potencon se madje për këtë çështje nuk kanë pasur asnjë thirrje.
‘’Nuk kemi pasur asnjë thirrje’’ deklaron ajo.
Sipas deputetes Balje, fillimisht partitë shqiptare janë duke i bërë matematikat e tyre e më pas të i bëjnë me pakicat.
‘’Së pari ata janë duke i bërë matematikat e tyre e më pas me neve’’ u shpreh Balje për FrontOnline.