Ballinat e gazetave të Gjermanisë, një ditë pas terrorit në Munih (Foto)

Prishtinë | 24 Kor 2016 | 10:02 | Nga

Pas tragjedisë që ndodhi në Gjermani gazetat gjermane edhe në numrat e tyre të së dielës kanë vetëm temën e sulmeve në Munih të Gjermanisë.

Derisa tabloidet e mëdha (Bild, BZ) etj., kanë vendosur të mos e botojnë fotografinë e dorasit në ballina, disa gazeta e kanë bërë një gjë të tillë.

Mediat gjermane zakonisht kanë parimin që të mos i botojnë emrat e plotë të viktimave dhe familjeve për shkak të ruajtjes së privatësisë dhe pietetit ndaj viktimave.

Sidoqoftë, kësaj radhe duket që jo të gjitha kanë ruajtur këtë qëndrim. Kështu, portali Focus.de ka vendosur t’i botojë emrat e viktimave me arsyetimin që vetëm dorasve po u jepet emri dhe fytyra por jo edhe viktimave.

ballina1 ballina2 ballina3 ballina4 ballina5 ballina6 ballina7 ballina8 ballina9

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme