Ballkani e mbyll me humbje garën evropiane, por dëshmon nivel të lartë

Prishtinë | 03 Nën 2022 | 20:49 | Nga Ekonomia Online

Ballkani i ka dhënë fund aventurës evropiane me ndeshjen e sotme që e zhvilloi ndaj Cluj-it në Rumani.

Kampioni i Kosovës pësoi humbje me rezultat minimal 1:0, në një sfidë që dëshmoi nivel të lartë, madje në pjesën e dytë e detyroi kundërshtarin të mbyllët dhe të mbrohet për gati 45 minuta.

Ballkani e mbyll këtë kampanjë në vendin e fundit me 4 pikë derisa bazuar në paraqitjet që ka pasur ka merituar më shumë pikë, por duket se pak ndikojë edhe përvoja pasi për skuadrën e Ilir Dajës kjo ishte paraqitja e parë në Evropë.

Të ngjashme