Ballkani e mëson kundërshtarin që do të përballet në Conference League

Prishtinë | 17 Kor 2024 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Në raundin e dytë të UEFA Conference League, futboll Ballkani, do të ndeshet me kampionin e Maltës, Hamrun Spartans.

Kjo u bë e ditur nga gazetari sportiv i Artmotion, Arbon Flugaj.

Kampioni i Kosovës u eliminua në rundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve nga Santa Coloma e Andorrës të martën pas penalltive.

Si duket fat të njëjtë pati edhe Hamruni, që u eliminua me penallti nga kampioni i Gjibraltarit, Lincoln Red Imps.

Hamruni është ekip që së fundmi është bërë i njohur në Maltë pasi është shpallur kampion në tri nga katër sezonet e fundit.

Ndeshja e parë do të luhet më 25 korrik në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Kurse, loja e kthimit pas një jave në Maltë.

Të ngjashme