Kampioni i Kosovës Ballikani po vazhdon t’i përforcojë radhët e veta.
Kësaj radhe ekipi nga Suhareka e ka zyrtarizuar, Eris Abedinin.
Lajmi u bë i ditur nga vet kampioni i trefishtë, transmeton Klankosova.tv
25-vjeçari luajti në dy liga mjaft cilësore evropiane, në atë të Zvicrës dhe Spanjës.
Abedini u paraqit për Granadan dhe disa skuadra helvetike: Xamas, Wil, Lugano, Wintherthur dhe Chiasso.
Ai po ashtu ka luajtur edhe për Përfaqësuesen A të Kosovës, derisa është paraqitur me grupmoshat e reja të Zvicrës, U-20 dhe U-19.