Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes së parë gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit.
Pas 45 minutash lojë rezultati është i barabartë, 0:0.
Të dyja skuadrat i kishin rastet e tyre, por nuk ia dolën të shënonin.
Pa dyshim, në pjesën e parë mundësinë më të mirë e pati Mendurim Hoti, gjuajtja e të cilit shkoi pranë portës.
Skuadra e Ismet Munishit dhe ajo e Afrim Tovërlanit do të mundohen ta gjejnë golin në pjesën e dytë.