Nga Fushë-Kruja ku është duke mbajtur konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der leyen dha një mesazh të qartë se mbështet procesin e Ballkanit të Hapur.
Von der Leyen thekson se çdo iniciativë që është brenda procesit të Berlinit dhe rrite bashkëpunimin mes vendeve, mirëpritet prej Komisionit Europian.
Ursula Von der Leyen: Mendoj që po të shohim ecurinë ekonomike dhe thellimin e marrëdhënieve ekonomike, si edhe tregun e përbashkët rajonal, mendoj se procesi i Berlinit po e shtyn procesin e integrimit para, si kuadër në të cilin 6 vendet e rajonit do të përfitojnë.
Çdo iniciativë që është brenda procesit të Berlinit dhe që sjell bashkëpunimin, mirëpritet prej nesh. Ne nuk duhet të shohim me imtësi fjalët, por kontekstin që propozohet. Të jetë një proces i hapur dhe gjithëpërfshirës, që thellon edhe marrëdhëniet mes vendeve që të ketë një integrim të thellë të ekonomive.