Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se i vjen keq që ka kundërshtime në rajon për nismën “Ballkani i Hapur”,
“Të mos bashkëpunojnë me njëri -tjetrin. Por kjo është zgjedhja e tyre, e jona është bashkëpunimi, hapja dhe përparimi. Por të gjithë kanë të drejtë të zgjedhin të ardhmen e tyre,” tha Vuçiq, duke iu drejtuar mediave në Shkup.
Ai e lavdëroi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për kontributin e tij të dhënë në “Ballkanin e Hapur”, kurse kryeministrin e Kosovës, për Albin Kurtin i cili doli kundër këtij projekti, i pari i Serbisë deklaroi se ai është duke gabuar.
“Unë mendoj se Rama po bën gjëra të mira për njerëzit e tij, dhe fakti që Kurti nuk e kupton këtë dhe mendon se është koha për të mbyllur hapësirën me mesazhe shoviniste, kërcënime dhe shantazhe … Unë mendoj se ai është shumë i gabuar, por unë nuk kam asgjë kundër kësaj”, tha Vuçiq, shkruan B92