Kuvendi i Kosovës pritet të shpërndahet të enjten dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Data e zgjedhjeve mund të jetë 29 shtatori ose 6 tetori. Këtë do ta vendos presidenti i vendit, Hashim Thaçi pas konsultimeve me partitë.
E kjo kohë po shfrytëzohet nga partitë që në radhet e tyre të afrojnë personalitete me peshë publike, në mënyrë që listat zgjedhore të jenë sa më kualitative.
Lidhur me këtë, Ballkani.info mëson ekskluzivisht se njëri nga aderimet e rëndësishme që do të bëjë këto ditë AAK-ja, do të jetë analisti i mirënjohur dhe gazetari Imer Mushkolaj.
Burime të Ballkani.info brenda AAK-së thonë se Mushkolaj pritet t’i bashkohet së shpejti AAK-së së Ramush Haradinajt.
Po ashtu Mushkolaj është parë në takim edhe me zyrtarët e AAK-së.
Ballkani.info ka kontaktuar me Mushkolajn, i cili i ka thënë se ka marrë oferta gati nga të gjitha partitë.
“Kam marrë oferta gati nga të gjitha partitë, por ende nuk ka asgjë konkrete”, ka thënë Mushkolaj.