Ballkani ka njoftuar se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen e sontme ndaj Shkupit, e vlefshme për play-offin e Ligës së Konferencës.
Gjatë ditës së sotme dolën në shitje 1 mijë biletat e fundit, për të cilat pati interesim të jashtëzakonshëm.
“Duke shfaqur konsiderate te larte ndaj te gjithe te interesuarit per te ndjekur ndeshjen, ju njoftojme se te gjitha biletat jane shitur dhe me nuk ka mundesi qe te paiseni me bilete. Kerkojme falje por keto jane kapacitetet e stadiumit”, thuhej në njoftim.
Ndeshja mes Ballkanit dhe Shkupit zhvillohet sonte nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.