Superliga e Kosovës në futboll rikthehet sot, pas ndeshjes hapëse që u luajt dje në Drenas.
Xhiroja e dhjetë vazhdon me dy ndeshje tejet interesante edhe sot në elitën e futbollit kosovar.
Dukagjini i Ismet Munishit synon të vazhdojë serinë e fitoreve, por që përballë ka kampionin në fuqi, Ballkanin.
Ky i fundit, nën drejtimin e Artim Pollozhanit ka rikthyer formën e duhur dhe momentalisht lryeson tabelën.
Në anën tjetër, Gjilani e pret Llapin.
Skuadra e Ardian Nuhiut po kalon në momentet më të këqija, duke u pozicionuar në vendin e tetë në tabelë, me dy ndeshje radhazi pa fitore.
Ndërkohë të besuarit e Tahir Batatinës renditen të pestit në tabelë, por që herën e fundit në fushën e blertë, u mposhtën nga Dukagjini.
Të dy ndeshje do të nisin nga ora 13:00.