Ballkani merr kreun në Superligë

Prishtinë | 30 Sht 2020 | 17:57 | Nga Ekonomia Online

Ballkani është ngjitur në krye të Superligës së Kosovës në futboll pas fitores 3:1 që e shënoi sot në udhëtim ndaj Llapit. Mirlind Daku (52’ penallti dhe 60’) realizoi dy gola, ndërsa një e realizoi Blend Baftiu (70’).

Për Llapin golin e vetëm e shënoi Arbnor Ramadani (79’). Daku me dy gola të shënuar, ka arritur në shifrën e tetë golave këtë edicion në Superligë pas katër ndeshjeve.

Ballkani kryeson renditjen me 10 pikë, dy më tepër se Arbëria e katër më tepër se Trepça ’89. 89-shi triumfoi sot në shtëpi ndaj Prishtinës me 1:0.

Arbnor Muja (81’) realizoi golin e vetëm të ndeshjes. Në ndeshjen tjetër sot, Drita fitoi 3:1 ndaj Besës.

Të ngjashme