Skuadra e Ballkanit ka njoftuar se të martën do ta zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj kampionit në fuqi të Superligës, Feronikelit.
Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, Ballkani zbuloi detajet e ndeshjes miqësore ndaj Feronikelit.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën(2 korrik) në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas me fillim prej orës 17:00.
Feronikelit kjo ndeshje do ti shërbej për tu përgatitur sa më mirë për ndeshjen e radhës ndaj kampionit uellsian, The New Saints, në kuadër të raundit të parë parakualifikues në Ligën e Kampionëve.
Ndërkaq, Ballkani pasi i shpëtoi rënies nga Superliga sezonin e fundit, kjo ndeshje do t’i shërbej për tu përgatitur sa më mirë për sezonin e ardhshëm. Përveç transferimeve, te Ballkani do të debutojë edhe trajneri i tyre i ri, Ismet Munishi.