Shqipëria shkëlqeu sa i takon organizimit të Samitit të Procesit të Berlinit. Ndërsa vetë Samiti zbuloi sërish paaftësinë e BE-së.
Pothuajse nuk guxuan ta përmendin përgjegjësinë e Serbisë për sulmin terrorist kundër Kosovës.
Deklarata e kancelarit Sholc se Serbia duhet të bashkëpunojë në hetime, ishte vetëm tymnajë.
T’i kërkohet Serbisë të bashkëpunojë vullnetarisht me organet e drejtësisë së Kosovës, kjo kërkesë është naive.
BE-ja shkëlqimin e ka për vete, ndërsa aty ku duhet të bëjë duart pis, për të eliminuar ndyrësinë, siç është politika serbe e destabilizimit të Ballkanit, BE thjesht abstenon.
Paaftësi apo hile, apo të dyjat bashkë? Shkurt e shqip: Ballkani Perëndimor e ka vetëm një problem: Serbinë imperiale e gjenocidale, projektin “bota serbe”.
Problemet e tjera në Bosnje, në Malin e Zi, në Kosovë, e indirekt edhe në Maqedoninë e Veriut e edhe në Shqipëri, janë vetëm pasoja.
Por, B.E shtiret sikur nuk e di. Fakti që Shqipëria bën organizim të atillë kulminant, dëshmon se mund të ishte në B.E, po të mos ishin problemet që ka shkaktuar politika serbe e gjenocidit në rrethimin e saj, e cila ende po e mban rajonin në krizë permanente.