BKT Superliga e Kosovës në futboll rikthehet në mesjavë me ndeshjet e xhiros së shtatë. Tri prej tyre do të luhen sot e dy të tjera nesër
BKT Superliga e Kosovës në futboll rikthehet këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së shtatë të saj.
Ballkani do të mundohet ta ruajë lidershipin pasi e pret Feronikelin në Suharekë.
Therandasit vijnë nga barazimi me Malishevën, kurse skuadra nga Drenasi nga humbja e thellë nga Prishtina në shtëpi.
Gjilani – Llapi pritet të jetë një tjetër duel interesant.
“Skifterat” janë të motivuar nga fitorja në derbin e madh me Dritën.
Kurse, fituesi i Kupës shkon në Gjilan për të nxjerrë pikë.
Dritën e pret një punë e vështirë në këtë xhiro pasi e viziton Dukagjinin.
Nënkampionia e Kosovës nuk ka opsion tjetër veç fitores, kurse klinasit do të mundohen të befasojnë në këtë ballafaqim.
E kampionia aktuale, Prishtina, e cila ka nisur të këndellet, e do fitoren e tretë radhazi.
Bardhekaltrit do ta presin Ulpianën në kryeqytet të enjten.
Edhe Malisheva do të mundohet të mbetet lartë në tabelë me një fitore eventuale kundër Drenicës.
Tri ndeshje do të luhen të mërkurën dhe dy të tjera të enjten.