Ballkani ka marrë një fitore të madhe në garën për titull, duke e rikthyer kreun e tabelës përkohësisht.
Skuadra suharekase ka triumfuar ndaj Drenicës në Suharekë, minimalisht prej 1-0.
Ishte Giovanni Ribeiro që shënoi golin e fitores në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 78-të.
Me një gol dhe tri pikë, Ballkani e gjen vetën prapë në vendin e parë në tabelë – të paktën përkohësisht, deri në derbin Prishtina – Drita, që luhet sonte nga ora 20:00.
Momentalisht, Ballkani ka 39 pikë në tabelë, një më shumë se Drita e tri më shumë se Prishtina – që kanë nga një ndeshje më pak.
Ndërkohë, Drenica është e fundit në tabelë pas këtij rezultati, me 21 pikë të tubuara – një më pak se Prishtina e Re në vendin e nëntë dhe dy më pak se Ferizaj në pozitën e barazhit.