Ballkaniku U20 në Beach Volley, Kosova e nis me humbje

Prishtinë | 25 Gus 2023 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës U20 në beach volley, në konkurencën e djemve, e ka filluar me humbje aventurën e saj në BVA Kampionatin Ballkanik që po mbahet në Pogradec të Shqipërisë.

Dyshja kosovare Enes Shabani e Yll Salihu është mposhtur çifti moldav me rezultat 2:0, në sete 21:16, 21:13.

Shabani e Salihu, që po drejtohen nga trajneri Kastriot Azemi, pritet të kenë konkurencë të madhe edhe në ndeshjet e tjera.

Rikujtojmë që në këtë Kampionat Ballkanik, Kosova po paraqitet në të dyja konkurencat, meqë te vajzat vendin tonë e përfaqësojnë Laura Zeneli dhe Agnesa Koxha (19 vjeçare), të cilat drejtohen nga trajnerja Vildane Jashari.

Në këtë kampionat ballkanik në beach volley, përveç Kosovës marrin pjesë edhe Shqipëria si nikoqire, pastaj Turqia, Rumania e Moldavia.

Të ngjashme