Balotelli afër transferimit në klubin Adana Demispor të Turqisë

Prishtinë | 05 Kor 2021 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Adana Demirspor, Murat Sancak, tha se janë gati të finalizojnë marrëveshjen me Mario Balotellin.

Balotelli është një agjent i lirë këtë verë, që prej largimin nga Seria B, pasi skadoi kontrata e tij gjashtë mujore me Monzan.

Është folur për një transferim të tij në Adana Demirspor, të cilët sapo janë promovuar në Super Ligën e Turqisë.

Për këtë foli edhe vetë presidenti i klubit turk, i cili tha se Balotelli dëshiron të bashkohet me ta.

“Me Balotellin ne pothuajse kemi arritur një marrëveshje, le të themi që jemi në 85 përqind. Ai do të vijë në Turqi javën tjetër. Nëse gjejmë një marrëveshje, atëherë ai do të veshë fanellën tonë. Ai dëshiron të jetë i suksesshëm me ne për të shkuar në Kupën e Botës në Katar”, tha Sancak.

Balotelli u kthye në Itali në korrik të vitit të kaluar, kur nënshkroi me Brescia, shkruan Football Italia, transmeton Klankosova.tv.

Ai pastaj përfundoi marrëveshjen e tij me Rondinelle dhe ishte pa një klub për gjashtë muaj para se të bashkohej me Monzan.

Të ngjashme