Me sulmuesin polak, Piatek, i cili kërkohet me ngulm nga Milani, drejtuesit e klubit të Genoas janë vënë menjëherë në lëvizje për të gjetur një tjetër futbollist, që do t’i besonin misionin për të dërguar topin në rrjetë.
Kështu gjatë orëve të fundit, presidenti i kuqebluve, Enrico Preziosi kadiskutuar me drejtuesit e klubit për emrin e Mario Balotellit, i cili e ka mbyllur misionin e tij te Nice dhe është në pritje të një transferimi.
Sponsori kryesor i kësaj marrëveshjeje është vetë trajneri Cesare Prandelli, i cili ka stërvitur Balotellin edhe te Kombëtarja Italiane, kur vetë sulmuesi luajti një rol prej protagonisti në Botërorin e 2014-ës.
Aktualisht SuperMario është në pritje të akordit për t’u transferuar te skuadra e Marseilles, por asnjëherë nuk e ka mohuar dëshirën për t’u rikthyer në Itali, ndaj një telefonatë nga Genoa, do të ndryshonte tërësisht planet e tij.
Në orët në vijim, kur të jetë qartësuar më shumë situata me sulmuesin Piatek, presidenti Preziosi pritet të mbajë një takim edhe me menaxherin e Balotellti, Mino Raiola, për të diskutuar mbi mundësitë e veshjes kuqeblu të sulmuesit, shrkuan Super Sport.