Balotelli flet për të ardhmen e tij

| 09 Mar 2019 | 17:08 | Nga

Sulmuesi italian, Mario Balotelli ka folur rreth të ardhmes së tij, dhe ka zbuluar skuadrën me të cilën dëshiron të luaj.

Pasi disa viteve jo të mira në karrierën e tij, ‘super Mario’ duket se më në fund është rikthyer në formë, me skuadrën e Marseille.

Sipas raportimeve të ‘Goal’, sulmuesi italian dëshiron të nënshkruajë kontratë të re me skuadrën e Marseille, transmeton lajmi.net.

Ai deri më tani ka shënuar katër herë në gjashtë paraqitje që kur iu bashkua skuadrës së Marseille.

28 vjeçari ka bërë të ditur se është shumë i lumtur, dhe dëshiron që të kalojë edhe disa kohë me këtë skuadër. 

Të ngjashme