Balotelli ishte arrogant, flet ish e fejuara

Prishtinë | 22 Gus 2016 | 00:04 | Nga

Dy vjet pas ndarjes me Mario Balotellin, Fanny Neguesha zbulon gjithçka për lidhjen me sulmuesin italian.

Në një intervistë të dhënë gjatë ditëve të fundit për mediet italiane, ish e fejuara e Balotellit tregon arrogancën me të cilën sillej 26-vjeçari.

Fani është betuar gjithashtu se nuk do të pranojë më të ketë një marrëdhënie dashurie me futbollistë. “Nuk doja më të më njihnin si ‘e dashura e tij’. Është e vështirë për të bërë karrierë nëse të etiketojnë si të tillë, transmeton Telegrafi.

Edhe termi “wags” është i degraduar tashmë. Në fillim më pëlqente të isha e dashura e ndonjë futbollisti të famshëm, por me kalimin e kohës një gjë e tillë vetëm sa më dëmtoi dhe nuk më ndihmoi. Balotelli sillej si një ‘yll’ i futbollit edhe në shtëpinë e prindërve të mi.

Nuk sillej si një person normal, por me arrogancë të tepruar. Atij nuk i pëlqente që mediet interesoheshin për mua. Nuk do të lidhem më me një futbollist. Ishte një periudhë shumë e vështirë për mua”, pranon Fani në intervistën e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme