Balotelli: Do të fitojmë sot, Zlatan më vjen keq

Prishtinë | 13 Nën 2017 | 17:53 | Nga

Mario Balotelli ka thënë se ka respekt të madh për sulmuesit e Kombëtares italiane duke i përkrahur, ndërsa ia ka dërguar mesazh mikut të tij Zlatan Ibrahimovic, duke i thënë se do t’ju mposhtim.

Balotelli nuk është ftuar te Italia në tri vitet e fundit, ndërsa në ndeshjen play-off Azzurrët humbën 1-0 ndaj Suedisë.

“Nuk jam pjesë e kombëtares dhe shumë njerëz më pyesin pse”.

“Ju them: Ventura ka zgjedhur sulmues që duhet respektuar, unë kam respekt për ta”.

“Tani për tani kam gjëra të tjera që janë më të rëndësishme, dhe mesazhi që dua të jap është se të gjithë italianët, për një natë, duhet të mendojnë vetëm për Italinë duke shkuar në Kupën e Botës dhe t’i mbështesim ata si një”.

“Kupa e Botës është shumë e rëndësishme dhe në të kaluarën ekipi kombëtar e ka treguar se e meritojnë të jenë atje”.

“Ne të gjithë duhet të luftojmë si një dhe të themi ‘Forza Azzurri’. Për mikut tim Zlatan, them: këtë herë do tu mposhtim”.

 

Të ngjashme