Kur refuzimi bëhet detyrë natyrisht krimi bëhet drejtësi.
Sinjali i skandaleve nuk po merr fund, tashmë i kanë instaluar këtu dhe i kanë aktivizuar më larg Republikës. Ambasadorët duke i vënë në këmbim të pazareve, e vendit duke i dhënë argat të krimit. Kriza energjetike me 100% rritje, tani po merr kuptim.
Metoda e përfitimit në krizë nënkupton rrënimin e shtetit në realitet. Por, për 51% e qeverisjës, të cilët bënë rrugë politike me kauzen e hajnave të vjetër tash janë në fillim të tyre dhe mbi ta. Kësaj të keqe po i vendosin standard të dyfishtë duke refuzuar formimin e Komisionit Hetimor për Energji.
Banda e LVV me prezencë në Qeveri janë treguesit e krimit, refuzimit dhe frikës. Ska si ndryshe. Këtij dështimi po i prijnë heshtja e Presidentes, Kryeministrit dhe gjithë ministrat e qeverisë së skandalizuar.
Si ish mbrojtës të së mirës e që tashmë iu bashkuat të keqes së pafundme, na sqaroni:
Na sqaroni të gjitha këto, formoni Komisionin Hetimor për Energji, dhe më pas dorëheqja e gjithë armatës suaj është e domosdoshme. Ju simpatizant të milionave dhe tifozë kundër kapjes, ç’kapne këtë krim të pastër!