.Banka Botërore thotë se ndihma do t’i jepet Bangladeshit me qëllimin e vetëm për të ndihmuar muslimanët të cilët ishin viktima të përndjekjes brutale nga rajoni i Arakanit në Mianmar.
Banka Botërore i ka miratuar Qeverisë së Bangladeshit 165 milionë dollarë për të ndihmuar refugjatët Rohingya nga Mianmari.
Banka Botërore në njoftimin
e saj thekson se ndihma do t’i jepet Bangladeshit me qëllimin e vetëm për të
ndihmuar muslimanët të cilët ishin viktima të përndjekjes brutale nga rajoni i
Arakanit në Mianmar.
Ajo gjithashtu potencon se ndihma është miratuar për projektet e ndërtimit të
rrjetit të ujësjellësit, rrugëve, urave, kanalizimit dhe ndriçimit në rajonet
Teknef dhe Ukhia Upazila në të cilën numri i refugjatëve Rohingya ka tejkaluar
trefish popullatën lokale.
Muslimanët Rohingya, të cilët Kombet e Bashkuara i kanë përshkruar si pakica
kombëtare më e rrezikuar në botë, po përballen me përndjekje në rritje që nga
sulmet e vitit 2012.
Nën pretekstin e luftës kundër sulmeve militante ndaj pikave të kontrollit të
policisë, ushtria e Mianmarit dhe militantët budistë atë ditë filluan sulmet
brutale ndaj Rohingyave, në të cilat mizorisht u vranë më shumë se 24.000
pjesëtarë të këtij komuniteti.
Sulmet u shndërruan në një formë klasike të spastrimit etnik ndërsa ushtria e
Mianmarit dogji qindra fshatra muslimane.