Mesazhet e dizajnuara në sjellje mund të jenë efektive në nxitjen e individëve që të deklarojnë tatimet në Kosovë.
Kështu thotë një studim i kryer nga Banka Botërore dhe Qeveria e Gjermanisë, i implementuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ).
“Qeveria e Kosovës mbështet në tatim më shumë se 85 përqind të të hyrave të saj, duke bërë që mobilizimi i të ardhurave nga taksat të jetë një sfidë kritike”, ka thënë Linda Van Gelder – Drejtore Rajonale e Ballkanit Perëndimor e Bankës Qendrore.
“Zbatimi i këtyre ndërhyrjeve tatimore në Kosovë mbështetet në rigorozitetin e vlerësimit të ndikimit dhe sigurimin e përvojave për hartuesit e politikave që mund të ndihmojnë në rritjen e kapaciteteve në këtë fushë” ka thënë ajo, thuhet nw kumtesë, transmeton Klan Kosova.
Në mes të viti 2011 dhe 2017, të ardhurat e përgjithshme qeveritare në Kosovë arritën në rreth 14 përqind të GDP-së, 19 përqind nën mesataren e vendeve të tjera të Evropës dhe Azisë Qendrore.
Iniciativa ka për synim promovimin e përputhshmërisë së tatimeve me grupet specifike të taksapaguesve në Kosovë që është kryer me kërkesë të Administratës Tatimore të Kosovës. Eksperimenti ka përfshirë dërgimin e lajmërimeve të ndryshe duke përdorë letër, e-mail, porosi të shkurta (SMS) drejt grupeve të ndryshme të taksapaguesve për të promovuar deklarimin në kohë dhe të drejtë dhe pagesat. Mesazhet kanë ndikuar në rritjen e shkallës së deklarimit të tatimit me një mesatare rreth 3 përqind në një periudhë në mes të katër dhe gjashtë javësh.