Banka Botërore: Kosova me numrin më të madh të të papunëve në rajon, punojnë vetëm 37% e të aftëve për punë

Prishtinë | 17 Tet 2024 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Banka Botërore thotë se shumica e ekonomive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor përjetuan një rritje të moderuar ekonomike gjatë këtij viti.

Ndërsa kjo rritje solide thuhet se po nxit punësimin në rajon, Banka Botërore thotë se Kosova e ka numrin më të madh të të papunëve.

“Në Kosovë, përkundër përfitimeve të fundit, vlerësohet se vetëm 37.1 përqind e popullsisë në moshë pune është e punësuar”, thuhet në raportin e fundit të Bankës Botërore, me titull “Ruajtja e Ritmit të Rritjes”.

Shkalla e punësimit në vendet tjera të rajonit (grup-mosha mbi 15 vjeç e aftë për punë) sipas raportit, ka shënuar përmirësim, duke arritur në 48.5 për qind këtë vit. Në Shqipëri, në fund të vitit 2023, shkalla e punësimit ishte 66.7%.

Të ngjashme