Banka e Shqipërisë mbron “artificialisht” monedhën evropiane

Prishtinë | 26 Qer 2018 | 08:49 | Nga

Banka e Shqipërisë ka bërë ndërhyrjen e radhës në treg, duke blerë euro për të mos lejuar dobësimin e monedhës evropiane ndaj lekut.

Blerja e një sasie eurosh që nuk bëhet e ditur vlera, ndodh vetëm një ditë pasi në portin e Durrësit u gjetën dy automjete tip “Toyota Auris”, të cilat po hynin në Shqipëri me 3.4 milionë euro në bagazhet e tyre, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkaq bankat e nivelit të dytë në Shqipëri thonë se Banka e Shqipërisë po luan rolin e sterilizuesit duke blerë euro sa herë që në treg ka rritje të ofertës së kësaj monedhe, apo shenja për dobësimin e saj.

Por, ndonëse në ditët e para, ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë e forcuan euron me gati 4 lekë, dy javët e fundit monedha evropiane ka rënë sërish. Këtë të hënë një euro është këmbyer mesatarisht me 125.9 lekë nga 128.3 lekë që këmbehej dy javë më parë. Agjencitë e këmbimit valutor, apo bankat e nivelit të dytë thonë se në treg ka tepricë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme