Banka Ekonomike i dhuron Emergjencës një tunel dezinfektues

Prishtinë | 08 Maj 2020 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Banka Ekonomike e Kosovës ka dhuruar në formë të donacionit një tunel dezinfektues, i cili është vendosur në hyrje të Klinikes Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Ky tunel dezinfektues do të shërbejë për stafin shëndetësor, vizitorët dhe pacientët që frekuentojnë këtë klinikë për të parandaluar infeksionin me Covid-19.

Donatorët i ka falënderuar drejtori i Klinikës Emergjente, dr. Basri Lenjani, i cili tha se vendosja e këtij tuneli dezinfektues ka qenë i mirëseardhur.

Të ngjashme