Banka për Biznes, sponsor i KB “Sigal Prishtina”

Prishtinë | 16 Sht 2019 | 13:32 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Banka për Biznes dhe Klubi Basketbollistik “ Sigal Prishtina” kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për financimin e klubit nga kryeqyteti, raporton Ekonomia Online.

Arton Celina nga Banka për Biznes ka thënë se kjo marrëveshje me Prishtinën është një vjeçare, por që shpreson që të zgjatet edhe për një vit tjetër.

“Sporti ka dëshmuar që është ambasadori më i mirë në botë. KB Prishtina meriton që të jetë në piedestalin me të lartë dhe ne po mundohemi që të jemi një përkrahje për Prishtinën. Edhe Ligji për Sponsorizim është një shtytje për ne si bankë që t’i vazhdojmë mbështetjet për klube. Marrëveshja është një vjeçare dhe kjo mund të vazhdojë edhe më tutje. Unë besoj se kjo marrëveshje mund të zgjasë edhe për më shumë”, ka thënë ai.

Kryetari i KB “Sigal Prishtina”, Shkelzen Fetiu, është ndarë i kënaqur më këtë marrëveshje.

Ai u ka uruar mirëseardhje siç ka thënë ai në shtëpinë e kampionëve.

“Ju dëshiroj mirëseardhje në shtëpinë e kampioneve dhe shpresojmë që edhe ju si bankë vendore të jeni kampion bankarë siç jemi ne”, ka thënë Fetiu, raporton EO.

Të ngjashme