Destruktiviteti i madh ekonomik që ka shkaktuar COVID 19 ka prekur të gjitha industritë në përjashtim industrinë bankare në Kosovë.
Stabiliteti financiar i këtyre bankave ka bërë që efekti i pandemisë të përjashtojë këtë industri duke pasur një likuiditet dhe profitabilitet të madh. Nëse e marrim dhe e analizojm mungesën e alternativave financuese, si pasoj e pamundësisë se funksionimit të tregjeve financiare ka bërë që bankat dhe institucionet tjera financiare të aplikoj norma të larta të interesit të cilat në esencë nuk kanë pasur impakt në zhvillim, por më shumë në zhvatje të qytetarëve të cilët kanë qënë të detyrurar të marrin kredi.
Norma e interesit në Kosovë kanë kapur shifrën mbi 16% si normë efektive duke bërë qet këto norma të interesit të jenë më të larta në rajon dhe më pak atraktivet.
Normat e larta të interesit, dyfishi i mjeteve hipotekare kanë bërë që përqindja e kredive jo përformuese të jetë më e ulëta në rajon me vetëm 6 % në raport më vlerën e përgjithshme.
Diskrepanca e madhe ndërmjet normës se interesit të kredisë dhe normës se interesit të depozitës ka bërë që këto banka t’i shfrytëzojnë mbi 3 milardë depozita si fonde kredie për të përfituar miliona euro profit të pastër.
Efekti i këtyre bankave gjatë pandemisë duhet të orientohet në atraktivitetin e normave të interesit(kamatës) duke mundësuar rritje kërkesës për kredi në mënyrë që të injektohen para në qarkullim me implikime në rimëkëmbje.
Bankat komerciale duhet që të marrin për bazë përgjegjësinë sociale.
Performanca sociale e këtyre bankave vlerësohet mbi bazën e kontributit në këtë kohë pandemie me impakt në mirëqenie sociale të qytetarëve.