Banka Qendrore Evropiane ka futur në qarkullim banknota të reja 100 dhe 200 euro. Ato supozohet që janë më të sigurta.
Në shikim të parë paratë e reja nuk janë shumë të ndryshme nga të vjetrat. Ato tani kanë madhësinë e banknotave 50 eurose. Kjo sipas Bankës Qendrore Evropiane do i bëjë ato më të lehta për të u procesuar nga makineritë në mënyrë më efiqiente.
Edhe pse në kohët e fundit ka pagesa që bëhen në mënyrë elektronike, përdorimi i parave në dorë është ende një praktikë që përdoret më shumë. Në Francë 68% e transakcioneve bëhen me para në dorë.
Seritë e reja “Europa”, që supozohet që janë më mirë të mbrojtura ndaj falsifikimit janë prezantuar gradualisht gjatë viteve të fundit. Seritë e para të këtyre parave (5, 15, 20 dhe 50 euro) kanë dalë në qarkullim në vitet 2013, 2014, 2015 dhe 2017 respektivisht.
Banka Evropiane gjithashtu ka vendosur të mos prodhojë më banknotën 500 euro.