Banorë të Babimocit tregojnë si i kanë gjetur dy të vdekurit në shtëpinë e tyre

Prishtinë | 09 Jan 2018 | 09:19 | Nga

Bashkëshorti dhe bashkëshortja G.M. dhe B.M. janë gjetur të vdekur në shtëpinë e vet në Babimoc tek Obiliqi,ka njoftuar sot rts duke u thirrur në burime të banorëve të fshatit dhe të atyre nga policia, transmeton Koha.net.

Siç theksohet, ka dyshime për vrasje e vetëvrasje.

Trupa pa jetë të dy qytetarëve të nacionalitetit serb i kanë gjetur mbrëmë rreth orës 20 të afërm it e tyre dhe rastin ia kanë paraqitur policisë, ndërsa Urgjenca vetëm e ka konstatuar vdekjen e tyre, shton RTS

“Dhoma në të cilën u gjetën trupat ka qenë e mbyllur. Të afërmit thyen derën dhe gjeti trupat pa jetë. Gruaja ka shenja ngufatjeje me litar qafë e burri ka plagë të therjes me thikë”, i kanë thënë RTS-së banorët e Babimocit

Policia po e heton rastin, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar në obduksion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme