Banorët dhe Komuna me akuza të ndërsjella për rrëshqitjen e dheut

Prishtinë | 29 Qer 2016 | 09:19 | Nga

Banorët e rrugës “Bajram Bahtiri” po paralajmërojnë për një rrezik që mund të marrë jetë njerëzish, si pasojë e shembjes së dheut në një pjesë të kësaj paralagjeje të kryeqytetit.

Ata i kanë dërguar një peticion dhe e kanë akuzuar Komunën e Prishtinës për injorim të kërkesave të tyre për të parandaluar këtë rrezik.

Ndërsa zyrtarë të Komunës kanë mohuar këto akuza, duke thënë se aty ka rrezik vetëm për tri shtëpi, të cilin e kanë shkaktuar vetë duke gërmihur kodrinën prapa shtëpive, por pastaj familjarët nuk kanë pranuar ndihmën e ofruar për evakuim.

Por, këto arsyetime i kanë quajtur si të pavërteta qytetarët e kësaj pjese të paralagjes së kryeqytetit.

Naser Azemi, pronar i njërës nga këto shtëpi, ka thënë se banorët prej kohësh kanë dorëzuar shumë kërkesa dhe ankesa në Komunë, për paralajmërim të rrezikut që po u kanoset qytetarëve nga shembja e dheut.

Ai thotë se madje banorët kanë dorëzuar në Komunë edhe një peticion me 35 nënshkrime, ku kërkohet nga Komuna që të ndërmarrë masa për të parandalimin e shembjes së dheut.

Të ngjashme