Banorët e Artakollit protestojnë për mosasfaltimin e rrugës

Prishtinë | 31 Gus 2018 | 12:03 | Nga

Banorë të fshatrave të zonës Artakollit, në Vushtrri, kanë protestuar kundër vonesave në realizimin e punimeve në rrugën 12 kilometërshe që lidhë 18 fshatrat e kësaj zone, raporton KTV.

Këtë vit Ministria e Infrastrukturës kishte larguar asfaltin e vjetër për të përgatitur terrenin për shtrimin e asfaltit të ri, por sipas banorëve, kjo nuk do të ndodhë sivjet.

Këshilli i fshatrave të Artakollit thonë se mospërfundimi i punimeve këtë vit i ka shtyrë të protestojnë. Ata kanë paralajmëruar edhe protesta tjera nëse MI-ja nuk nis riasfaltimin e rrugës.

Javën tjetër kanë thënë se do ta bllokojnë magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Pestovë, e nëse as atëherë nuk u bëhet zgjidhje kanë thënë se do ia mësyjnë Qeverisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme