Banorët e Busavatës dhe Krilevës së Kamenicës, kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit kundër reformës së iniciuar nga kryetari Qëndron Kastrati për mbylljen e katër shkollave në këtë komunë, raporton EkonomiaOnline.
Drejtori i Shkollës fillore nw Busavatë, Abedin Maliqi, deklaroi se kjo është protesta e radhës para MASHT-it pasi siç tha ai protestat para komunës kanë qëlluar në vesh të shurdhër.
Maliqi theksoi se do të vazhdojnë të kundërshtojnë reformat e Qëndron Kastratit për mbylljen e shkollave, andaj kërkoi nga MASHT-i që të merr një vendim, pasi shkollat kanë punuar në kuadër të vendimit të këtij institucioni.
“Falënderoj që gjetet kohë të jeni pjesë e protestës. Kjo është protesta në vazhdim të protestave të tjera që i kemi bërë gjatë gjithë javës, në kuadër të shkollës, pastaj në kuadër të Komunës së Kamenicës të cilat kanë rënë në vesh të shurdhur. Pastaj erdhëm para MASHT. Qëndron Kastrati qon në mbyllje të shkollave ne do të jemi të gatshëm për reforma por jo për mbylljen e shkollave. Pra jemi për të kundërshtuar këtë reformë. Prindërit e këtyre dy fshatrave kemi ardhur këtu ti mbrojmë shkollat të cilat kanë nxjerr ekspert të fushave të ndryshme tash e sa vite”
“Kjo reformë nuk është zbatuar në formë të duhur. Qëndron Kastrati thirret në emer të eksperteve, dhe asnjëherë nuk e ka parë të arsyeshme të konsultohet me drejtoret e shkollave, ka anashkaluar edhe mësimdhënësit. Kemi ardhur ti themi jo sepse nuk kemi shkolla të tjera. Ne kemi një vendim prej MASHT jo prej Qëndron Kastratit. Do ta themi edhe në vazhdim kurdo që ka nevojë”, u shpreh Maliq.
Përfaqësuesi i shkollës “7 shtatori”, Fatmir Cakolli, tha se mbyllje të shkollave nuk ka pasur as në kohën e Millosheviqit, andaj kërkoi nga Qëndron Kastrati të mos i mbyll shkollat për interesa të veta personale.
“Ne sot kemi ardhur për të biseduar dhe për ti thënë Qëndron Kastrati nuk do ti mbyllim shkollat. Nuk ka mbyllje të shkollave, mbyllje të shkollave nuk ka pasur as në kohën e Millosheviqit. Jeni të qetë e të dinjitetshëm, e mos ti mbyllim shkollat për një njeri i cili për interesa të veta personale”, tha ai.
Përfaqësuesi i Prindërve të fshtatit Busavatës, Feim Maliqi, tha se kundërshtojnë siç e quajti ai “idenë qyqare” të Qëndron Kastratit.
Maliqi kërkoi nga MASHT t’i kthejë nxënësit në vendin ku duhet të jenë, e jo të mbështetet një vendim qyqar.
“Jemi këtu për ta kundërshtuar idenë qyqare të Qëndron Kastrati. Vendimi i drejtorëve dhe i mësimdhënësve është në zbatim me ligjin dhe vendimet e MASHT. Shkolla është vendi me i shtrenjtë aty gjen gjënë më të shtrenjtë të diturisë pse nuk po e kupton këtë Qëndron Kastrati dhe Mirhane Morina”
“Kjo sjell vështirësi për banorët, prindërit, mësimdhënësit, fëmijët e këtyre shkollave. Shkolla është një lule e cila kurrë nuk do ti ndalet aroma e diturisë andaj mos luaj me nxënësit tanë. Kërkojmë nga MASHT të na kthej librat ditarët dhe mësuesit aty ku e kanë vendin. Kërkojmë ta tërhiqni vendim tuaj qyqar dhe ti ktheni nxënësit aty ku r kanë vendin”, ka thënë ai.
Mirizade Maliqi, prind, tha se Ministria duhet urgjentisht t’ua kthejë fëmijët në shkolla.
Ajo tha se Qëndron Kastrati duhet të ketë turp, derisa tha se edhe ministri i Arsimit duhet të del të jep përgjigje për këtë vendim, pasi që financohet nga vet qytetarët.
“Të na përgjigjet ministri i shkollave për fëmijët tanë se ku na kanë mbet. Fëmijët që 1 javë janë pa libra pa shkolla. Ditarët ta në kthejnë urgjentisht e Abetaren sepse fëmijët që dy muaj nuk e kanë mësuar asnjë shkollë. Duhet të ju vije turp, derisa fëmija nuk e ka mësuar as shkronjën A e as numrin 2. Çfarë kryetari është ai që s’ka fëmijë të vetë. E ai rrinë në kolltuk edhe ky kryetari i ministrisë pse nuk del këtu, se na jena duke i financuar krejt, duhet me na jep përgjigje”, u shpreh ajo.
Në fund banorët protestues dhuruan pankartën “Duam Shkollat tona” për Ministrinë e Arsimit, Shyqyri Bytyqi, pasi ky i fundit nuk ka dal për të dhënë një shpjegim lidhur me këtë çështje.
Por nga ndërtesa e MASHT-it u hodh një zarf në të cilën shkruante: “Jemi në zorin e qeverisë sikurse ju”
Mësimi në këto katër shkollat e këtyre dy fshatrave nuk është duke vijuar që 7 ditë.