Për shkak të përshkallëzimit të situatës, e cila është cilësuar “përtej kritikes”, banorët e Gutas Lindore është raportuar se janë duke u larguar nga enklava e kontrolluar nga rebelët, transmeton BBC.
Ushtria siriane duket të ketë shtuar presionin në disa fronte, në tentimet e saj për të rimarrë enklavën, e cila gjendet në lindje të kryeqytetit, Damask.
Forcat qeveritare kanë marrë 10 përqind të zonës, ka njoftuar Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Një konvoj me ndihma i Kombeve të Bashkuara nuk ka mundur të depërtojë në enklavë gjatë ditës së sotme.
Nga luftimet që prej 18 shkurtit, më shumë se 600 persona kanë vdekur, disa prej tyre fëmijë.