Banorët e ishullit spanjoll largohen nga shtëpitë për shkak zjarrit të madh

Prishtinë | 18 Gus 2019 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Rreth 2 mijë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre në ishullin Gran Canaria të Spanjës për shkak se është shfaqur sërish zjarr.

Është e hera e dytë brenda një jave që njerëzit e zonës Tejeda për shkak të sigurisë nga zjarri janë larguar prej shtëpive të tyre.

Zjarri i dytë filloi nga malet Valleseco dhe u shpërnda shumë shpejtë dukë përfshirë rreth 1500 hektarë.

Njësitë ushtarake të urgjencës po ndihmojnë zjarrfikësit lokalë për të ndalur flakët,  po ashtu ujë është duke u sjell Malaga dhe Sevilla me helikopter.

Banorët e zhvendosur nga shtëpitë e tyre u dërguan në një qendër lokale sportive, transmeton Klan Kosova.

Sidoqoftë, shërbimet e urgjencës mbeten vigjilente për faktin se era mund të ndryshojë drejtim në çdo kohë dhe ta çojë atë drejt diku më të populluar.

Deri më tani këtë vit ka pasur tre herë më shumë zjarre në krahasim me mesataren gjatë dekadës së kaluar.

Të ngjashme