Banorët e Karaçevës i shkruajnë letër Kurtit e Konjufcës, kjo është kërkesa e tyre

Prishtinë | 25 Mar 2021 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Kryetar i Bashkësisë Lokale, Selver Lenjani, i ka dërguar një letër publike dje, kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentarit Galuk Konjufca, lidhur me problemet që po përballen tash e 20 vite.

Banorët e Karaqevës së Poshtme në Kamenicë janë të zhgënjyer me moszgjidhjen e problemit të hyrjes së forcave të xhandarmërisë serbe paramilitare.

Në këtë letër, ata shprehen të shqetësuar edhe për mbylljen e 15 shkollave, ku u është ndërprerë mësimi mbi 548 nxënësve.
Kjo është letra në vazhdim:

Po iu drejtohemi Kryeministrit dhe Kryeparlamentarit.

Letër e hapur nga Bashkësia Lokale e fshatit Karaqevë e poshtme K.Kamenicë .

Ne banorët e brezit kufitar po iu njoftojmë përmes këtij shkrimi si Bashkësi Lokale,se banorët e brezit kufitar jemi të zhgënjyer tej mase me problemet të cilat ballafaqohemi çdo ditë, çdo muaj, çdo vit me hyrjen e forcave të xhandarmërisë serbe paramilitare etj.

Ky problem është shfaqur tek ne që nga viti 2001 dhe ende vazhdon.

Është i vetmi problem që ballafaqohemi qe 20 vite të plota duke protestuar shumë herë,duke njoftuar të gjitha qeveritë që kanë qenë por askush nuk na mori parasysh.

Por as Kuvendi e as Kryetarët e Parlamentit nuk janë marrë asnjëherë me këtë problem. Vetëm ne banorët kemi qenë të zëshëm për ruajtjen e sovranitetit, integritetit territorial të Republikës së Kosovës në këtë brez kufitar që vazhdimisht jemi të rrezikuar nga shteti okupues-Serbia.

Edhe pse vazhdimisht kemi kërkuar nga institucionet, Presidenti, Kryeparlamentari dhe Kryeministri por nuk janë marrë fare me këtë problem të banorëve.

Presim nga Qeveria e Kurtit që urgjentisht të merret me këtë pjesë të brezit kufitar-Karaçevës.

Problemi numër 2 që i adresohet Qeverisë është mbyllja e 15 shkollave, në mesin e 15 shkollave është edhe shkolla e brezit kufitar në Karaçevë që numëron mbi 100 nxënës.

Tani po i numëroj mbi 15 shkolla që i ka mbyllur dhe ia ka vënë drynin:

1.”Sh.f.”Asllan Thaçi”-Karaçevë e Poshtme.

2.”Sh.f. – Busavatë

3.”Sh.f. – Petroc

4.”Sh.f. – Shipashnicë e Poshtme

5.”Sh.f. – Kopërnicë

6.”Sh.f. – Tugjevc

7.”Sh.f. – Sfircë

8.”Sh.f. – Strezoc

9.”Sh.f. – Krilevë

10.”Sh.f. – Desivojcë

11.”Sh.f. – Lisockë

12.”Sh.f. – Dajkoc

13.”Sh.f. – Poliçkë

14.”Sh.f. – Dazhnicë

15.”Sh.f. – Velegllavë

16.”Sh.f. – Kranidell

Etj.

Me këto reforma që ka marrë kreu I Komunës Qëndron Kastrati me mbylljen e shkollave, të marrin dhe t’i shpërndajnë nxënësit në lokalitetet e tjera ku të gjitha shkollat në këtë komunë i plotësojnë të gjitha kriteret për mbarëvajtjen e mësimit ku edhe personeli arsimor i ka plotësuar gjitha kushtet.

Të nderuara Institucione të Kosovës, Kryeministri z.Kurti, Kryeparlamentari z.Konjufca dhe Ministrit të Arsimit dhe gjithë delegatëve të Kuvendit, ngriteni zërin për hapjen e këtyre shkollave dhe t’ia rikthejmë buzëqeshjen tërë Komunës dhe mbi 548 nxënësve që nuk vijojnë mësimin.

Mbyllja e këtyre shkollave është antikombëtare ,antiligjore , ky gjest famëkeq që na ka ndodhur neve.

A ka më keq se sa të privohet e drejta e nxënësit për t’u shkolluar në lokalitetet e tyre?

Në këtë pjesë të Kamenicës kërkojmë që nxënësit të mos privohen nga e drejta e shkollimit, dhe ne kërkojmë të drejtat që janë të garantuara shkollat fillore me ligj dhe me kushtetutë.

Kthehuni kah problemet e Karaçevës dhe të mirrni seriozisht këto probleme,që t’i hapni shkollat.

Dhe duam që të kërkoni nga kreu i Kamenices , Qëndron Kastrati që t’a merrni vendimin e prerë dhe të urdhëroni për hapjen e shkollave.

I nderuar Kryeministër Kurti,

Qëndron Kastrati është zgjedhur nga partia juaj si kryetar i Komunës sonë.

Ne nuk do lëmë gur pa lëviz deri në realizimin e këtyre kërkesave. Vazhdimisht do ua kërkojmë këto kërkesa.

Ne iu ftojmë që të dilni edhe ju në brezin kufitar-Karaçevë dhe t’i shihni problemet tona.

Shpresa jonë e vetme tek ne jeni ju !

Duam që kjo kërkesë të na kthehet pozitivisht.

Me respekt:Bashkësia Lokale-Karaçevë e Poshtme

Kryetar i Bashkësisë Lokale:Selver Lenjani

\

Të ngjashme