Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi ka njoftuar se banorrët e kompleksit “Rrezja” janë vetkarantinuar, si masë mbrojtëse për mos përhapjen e Coronavirusit.
Ai më tutje shkruan se sot, poashtu është bërë edhe pastrimi i thellë i rrugëve rreth kompleksit “Rrezja”dhe dezinfektimi i ndërtesës në tërësi.
Postimi i plotë:
Banorët e kompleksit “Rrezja” janë karantinuar si masë mbrojtëse për përhapjen e #covid19.
Si Komunë, përmes Qendrës Operative po përkujdesemi që këta banorë dhe të gjithë të tjerët të infektuar me #covid19 në Prishtinë të kontaktohen për të përcjellur gjendjen e tyre dhe për të marrë kërkesat e tyre për ushqim e barëra.
Në ndërkohë, sot është bërë pastrimi i thellë i rrugëve rreth kompleksit “Rrezja”dhe dezinfektimi i ndërtesës në tërësi.
Poashtu, kemi ka dhuruar 10 palë rroba mbrojtëse për punëtorët e kompanisë së dezinfektimit.
Vazhdo #rriNshpi dhe të gjithë e tejkalojmë më shpejt këtë sfidë!