Në lagjen “Arbëria”, në Prishtinë qytetarët po ankohen se po përballen shumë shpesh me reduktime të energjisë elektrike.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot, raporton Ekonomia Online.
Qytetarët kanë thënë se sot që nga ora 09:00 nuk kanë energji elektrike.
Si pasojë e kësaj, ata po detyrohen të i ndezin edhe gjeneratorët.
Në redaksinë e EkonomiaOnline qytetarët kanë dërguar edhe video./Ekonomia Online